Italia lëshon 82 urdhër-arreste, mes tyre edhe shqiptarë

  • A.P /
  • 05 February 2024 - 16:19
Italia lëshon 82 urdhër-arreste, mes tyre edhe shqiptarë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka bashkëpunuar me Interpol, Eurojust dhe Europol për një operacion ndërkombëtar kundër grupeve kriminale të trafikut të drogës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Prokuroria e Firences në Itali ka lëshuar 83 urdhër-urdhër arreste, ku mes të cilëve përfshihen edhe shtetas shqiptarë. Trafiku i drogës është kryer në Spanjë, Itali dhe Holandë dhe hetimet kanë zgjatur për dy vite.

Prokurori i SPAK, Vladimir Mara, tha se janë goditur 4 grupe kriminale, janë sekuestruar mbi 200 llogari bankare dhe 30 shoqëri tregtare e pasuri të personave të përfshirë.

“Janë sekuestruar në Shqipëri mbi 200 llogari bankare të personave të përfshirë në këtë aktivitet, 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri të paluajtshme dhe pasuri të tjera të luajtshme. Këto janë pasuri që dyshohet se janë krijuar në sajë të veprimtarisë kriminale të trafikut të drogë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)