Përplasje në Kuvendin e Shqipërisë, seanca plenare mbyllet

  • A.P /
  • 05 February 2024 - 17:33
Përplasje në Kuvendin e Shqipërisë, seanca plenare mbyllet

Për më pak se 20 minuta është mbyllur senaca plenare në kuvendin e Shqipërisë e shoqëruar me tensione dhe përplasje nga ana e deputetëve të Rithemelimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Disa deputetë të opozitës mes tyre dhe të përjashtuar kanë mundur të futen në sallën e Kuvendit, ku nuk kanë munguar tensionet dhe nervozizmit.

Sapo janë futur në sallë ata kanë tentuar që të bllokojnë foltoren, por ka ndërhyrë Garda. Më pas ata kanë gjuajtur me sende në drejtim të Edi Ramës dhe Lindita Nikollës.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka replikuar me disa prej tyre teksa u është  drejtuar duke u thënë se duhet “t’u vijë turp” pasi e dinë që janë të përjashtuar dhe po ndalojnë seancën.


(Kosova Sot Online)