Fushë Kosovë: Sulmoi nxënësin në oborr të shkollës dhe prindin e tij, arrestohet një grua

  • E.K /
  • 06 February 2024 - 10:34
Fushë Kosovë: Sulmoi nxënësin në oborr të shkollës dhe prindin e tij, arrestohet një grua

Një person ka raportuar se pasi ka shkuar në oborrin e shkollës ka parë një grua duke i rrahur fëmijën e tij, më pas i njëjti është sulmuar nga e dyshuara dhe nëna e saj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje në Fushë Kosovë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore ku ka marrur edhe tretman mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pasi ka shkuar në oborrin e shkollës ka takuar të dyshuarën femër kosovare, duke i sulmuar-rrahur fëmijën e tij, më pastaj i njëjti është sulmuar nga e dyshuara dhe nëna e saj, e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërsa, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)