Seanca konstituive e Kuvendit në Serbi, deputetët mbajnë në duar pankarta ku shkruhet “Kosova është Serbi”

  • E.K /
  • 06 February 2024 - 11:02
Seanca konstituive e Kuvendit në Serbi, deputetët mbajnë në duar pankarta ku shkruhet “Kosova është Serbi”

Me pankartat ‘Kosova është Serbi’ ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Serbisë.  

Në orën 10 ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Serbisë, ku do të verifikohen mandatet.

Pas këndimit të himnit kombëtar, opozita ngriti pankarta në të cilat i dërgonte mesazh regjimit se zgjedhjet ishin të “vjedhura”. Që në fillim të seancës ata janë në këmbë dhe i fryjnë bilbilit, ndërsa progresistët janë ulur në stolat e tyre.

Deputetët e opozitës dolën me pankarta ku shkruhej: “Anuloni zgjedhjet”, “Vuçiq është kreu i mafies”, “Fitoren zgjedhore e paguani me humbjen e Kosovës”, “Tradhtia nuk ikën”, janë disa nga pankartat.

Deputeti i SNS Radoslav Milojçiq Kena në një moment iu bashkua opozitës dhe i rrëmbeu një pankartë deputetit Borislav Novaković (NPS).

Në atë pankartë shkruhej “Vuçiq kreu i mafies”.

(Kosova Sot Online)