Një vit nga lansimi i platformës Superpuna, Murati:Kemi zgjeruar grupmoshat për të përfshirë të rinjtë e të rejat

  • E.K /
  • 06 February 2024 - 13:02
Një vit nga lansimi i platformës Superpuna, Murati:Kemi zgjeruar grupmoshat për të përfshirë të rinjtë e të rejat

Ministri i Financave Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është bërë një vit që nga lansimi i platformës Superpuna, përcjell “Kosova Sot Online”.

Murati është shprehur se pas suksesit të treguar, janë zgjëruar grupmoshat të cilat do të përfshihen në këtë platform, për të përfshirë të rinjtë e të rejat 18-29 vjeç.

“Sot 1 vit patëm lansuar platformën Superpuna. Si rezultat i suksesit të treguar, kemi zgjeruar grupmoshat për të përfshirë të rinjtë e të rejat 18-29 vjeç. Punë dhe drejtësi!”, ka shkruar Murati në Facebook.

(Kosova Sot Online)