Raportohet se Këshilli i Sigurimit i OKB-së nesër mban seancë për Kosovën

  • E.K /
  • 07 February 2024 - 07:44
Raportohet se Këshilli i Sigurimit i OKB-së nesër mban seancë për Kosovën

Seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për situatën në Kosovë, me kërkesë të Serbisë, do të mbahet nesër në ora 21:00, ka njoftuar Radio Televizioni i Serbisë.

Për këtë televizion këtë e ka konfirmuar ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçq.

Serbia i ka dorëzuar dje një kërkesë misionit të Guajanës për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shkak të situatës në Kosovë, sidomos pas rregullores së BQK-së për dinarin dhe mbylljen e disa zyrave paralele të Serbisë në Kosovë.

Sipas Serbisë gjendja në terren në Kosovë “nuk është në përputhje me  rezolutën 1244.

Ende nuk dihet nëse seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të jetë e hapur për publikun. 

(Kosova Sot Online)