
Kurti uron që të arrihet normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se uron që të arrihet normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë gjatë këtij viti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai shtoi se në vitet dhe dekadat në vijim dëshiron të dalë fitimtar në çështjet si pabarazia sociale, ndryshimet klimatike dhe kërcënimet e sigurisë.
“Normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë uroj për këtë vit, për vitin 2024, dhe në vitet e dekadat e ardhshme dua të dal fitimtar në çështje si pabarazia sociale, ndryshimet klimatike dhe kërcënimet e sigurisë”, tha Kurti për AFP.
(Kosova Sot Online)