Hovenier takon politikanë serbë opozitarë nga veriu

  • E.K /
  • 08 February 2024 - 07:43
Hovenier takon politikanë serbë opozitarë nga veriu

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, është takuar me një numër politikanësh serbë të pjesës veriore të Kosovës si Aleksandar Arsenijeviq i “Demokracisë Serbe”, Aleksandar Jabllanoviq nga “Partia e serbëve të Kosovës”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Arsenijeviq në një postim në Facebook ka shkruar se kanë gjetur “mirëkuptim nga ShBA”.

“Ne përcollëm një mesazh të fortë se kur stomaku është i uritur, nuk ka asnjë argument që mund ta kënaqë atë uri. Ne kemi gjetur mirëkuptim nga administrata amerikane në Kosovë”, ka shkruar Arsenijeviq.

(Kosova Sot Online)