Sot mblidhet KS për të diskutuar për Kosovën, kjo është letra që e çoi Serbia me ankesë për dinarin

  • E.K /
  • 08 February 2024 - 11:08
Sot mblidhet KS për të diskutuar për Kosovën, kjo është letra që e çoi Serbia me ankesë për dinarin

Sot do të mblidhet Këshilli i Sigurimit për të diskutuar për Kosovën, transmeton “Kosova Sot Online”.

Kjo ka ardhur pas kërkesës që ka bërë Serbia që është përkrahur edhe nga Rusia, e ku do të diskutohet për ngjarjet e fundit në Kosovë që lidhen edhe me vendimin për ndalimin e dinarit.

Siç bën të ditur Security Council Report, Serbia pritet të marrë pjesë sipas rregullit 37 të procedurës së Këshillit, ndërkohë Kosova do të marrë pjesë sipas rregullit 39.

(Kosova Sot Online)