Albin Kurti vizitoi ambasadën e Kosovës në Shkup, me Qehajën folën për nivelin e bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut

  • E.K /
  • 10 February 2024 - 16:57
Albin Kurti vizitoi ambasadën e Kosovës në Shkup, me Qehajën folën për nivelin e bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Maqedoni të Veriut, ka vizituar ambasadën e Kosovës në Shkup, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kreu i qeverisë u prit nga ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, nga i cili u njoftua mbi punën e ambasadës, zhvillimet në shtetin pritës dhe nivelin e bashkëpunimit dhe raporteve mes dy vendeve.

“Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Qehaja për mikpritjen, teksa shprehu konsideratat e tij për punën e shërbimit të jashtëm të Republikës së Kosovës në funksion të përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

(Kosova Sot Online)