Vdekja tragjike e kirurgut Halil Tanaj, SHKUK: Ishte profesionist i shquar, njeri human dhe i përkushtuar

  • E.K /
  • 12 February 2024 - 11:49
Vdekja tragjike e kirurgut Halil Tanaj, SHKUK: Ishte profesionist i shquar, njeri human dhe i përkushtuar

SHSKUK ka ngushëlluar për vdekjen tragjike të kirurgut Halil Tanaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftim thuhet se ShSKUK humbi një profesionist me vyrtyte të larta njerëzore dhe profesionale.

"Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, me dhimbje dhe pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e mjekut të përkushtuar, e të shquar, Dr. Halil Tanaj. ShSKUK, ngushëllon familjen, miqtë dhe kolegët me rastin e vdekjes së Dr. Tanaj. Dr. Halili ishte profesionist i shquar, njeri human dhe e përkushtuar për ofrim të shërbimeve shëndetësore. Ai deri në momentet e fundit ishte përkrah pacientëve, ndaj të cilëve ishte shumë i përkushtuar. Familja humbi njeriun më të dashur, kurse ShSKUK një profesionist me vyrtyte të larta njerëzore dhe profesionale. Dr. Halili, do të mbetet çdoherë në mendjet tona, si njeri dhe profesionist i përkushtuar, shembull që do të shërbejë për gjenerata të tëra, edhe pse fizikisht u nda nga ne!”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)