Kurti: Siguria e Kosovës dhe mbështetja për të është themeli mbi të cilin vendi ynë mund të vazhdojë të rritet

  • E.K /
  • 13 February 2024 - 10:06
Kurti: Siguria e Kosovës dhe mbështetja për të është themeli mbi të cilin vendi ynë mund të vazhdojë të rritet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se siguria e Kosovës dhe mbështetja për të është themeli mbi të cilin vendi ynë mund të vazhdojë të rritet, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti përmes një postimi në platformën X, ka njoftuar se ka marrë pjesë në në panelin ku u diskutua mbi Kosovën dhe gjeopolitikën evropiane, që u organizua nga Instituti i Politikave ‘’Chatham House’’.

“Siguria e Kosovës dhe mbështetja për të është themeli mbi të cilin vendi ynë mund të vazhdojë të rritet. Falenderoj ChathamHouse dhe UCL për ftesën në një panel ku u diskutua mbi Kosovën, gjeopolitikën evropiane dhe më shumë”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)