Vdes një burrë në Prishtinë, nuk dihen rrethanat e vdekjes

  • E.K /
  • 14 February 2024 - 08:34
Vdes një burrë në Prishtinë,  nuk dihen rrethanat e vdekjes

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një burri në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, ai ishte dërguar në QKUK pa shenja jete.

Nuk dihen rrethanat e vdekjes.

“Rr. Zija Shemsiu, Prishtinë 13.02.2024-18:20. Viktima mashkull kosovar është sjellë në QKUK pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa nuk dihen rrethanat e vdekjes. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)