Përparim Rama bën homazhe te varri i Rugovës

  • E.K /
  • 17 February 2024 - 09:39
Përparim Rama bën homazhe te varri i Rugovës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë homazhe te varri i Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, përcjell “Kosova Sot Online”

Rama ka thënë se ditën e madhe të pavarësisë e nisi “aty ku historia e këtij vendi mori trajtë e jetë”.

“Ditën e madhe të pavarësisë e nisëm aty ku historia e këtij vendi mori trajtë e jetë, duke nderuar dhe kujtuar themeltarin e shtetit – Presidentin historik Dr.Ibrahim Rugova dhe dëshmorët e kryeqytetit të cilët dhanë gjithçka për çdo gjë që sot përjetojmë!”, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online)