Rama prezanton Drejtoreshën për Zhvillim Rural

  • E.K /
  • 20 February 2024 - 15:36
Rama prezanton Drejtoreshën për Zhvillim Rural

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Donjeta Dragusha do të jetë në krye të Drejtorisë për Zhvillim Rural, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama ka thënë se është i bindur se ajo do ta shndërrojë këtë sektor në një burim të qëndrueshëm ekonomik.

“Donjeta, me vullnet dhe shumë energji do të angazhohet për të zhvilluar edhe më tutje bujqësinë dhe turizmin rural në fshatrat tona, të cilat kanë potencial të madh për agroturizëm.

Me shkollimin e saj në fushën e ekonomisë, përvojën në udhëheqjen e institucioneve të ndryshme financiare dhe pozitën e këshilltares për ekonomi në institucione publike, jam i bindur se do ta shndërrojë këtë sektor në një burim të qëndrueshëm ekonomik”, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online)