Ferizaj: Një person raporton se i është djegur vila e tij nga zjarri

  • E.K /
  • 22 February 2024 - 08:58
Ferizaj: Një person raporton se i është djegur vila e tij nga zjarri

Një person e ka njoftuar policinë e Kosovës se në rrethana të panjohura është djegur vila e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Policia është duke e hetuar rastin.

“Ferizaj / 21.02.2024-16:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është djegur vila e tij. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Njësitet relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)