Motra e Ganimete Musliut thotë se deputetja e kaloi me sukses operacionin: Ka ende nevojë për qetësi dhe përkujdesje

  • E.K /
  • 22 February 2024 - 15:30
Motra e Ganimete Musliut thotë se deputetja e kaloi me sukses operacionin: Ka ende nevojë për qetësi dhe përkujdesje

Fatmire Musliu, motra e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, ka njoftuar se ajo e ka kaluar me sukses operimin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Musliu ka shkruar se për shkak të natyrës delikate të ndërhyrjes Ganimete Musliu ka ende nevojë për qetësi dhe përkujdesje.

Deputetja Ganimete Musliu pak ditë më parë tregoi se është nisur për në Gjermani për një trajtim mjekësor, për shkak të disa problemeve me zemër.

(Kosova Sot Online)