Flamuri ukrainas në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Hovenier: Ne nuk mund dhe nuk do ta pranojmë agresionin e Rusisë

  • E.K /
  • 24 February 2024 - 14:22
Flamuri ukrainas në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Hovenier: Ne nuk mund dhe nuk do ta pranojmë agresionin e Rusisë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka shkruar me rastin e dy vjetori të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hovenier ka shkruar se s’duhet pranuar dhe se SHBA-ja nuk do ta pranojë agresionin e Rusisë.

“Dy vjet pasi Rusia filloi pushtimin e saj brutal dhe në shkallë të plotë të Ukrainës, ne riafirmojmë angazhimin tonë si partnerë ndërkombëtarë për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj, demokracinë dhe vlerat e saj”, ka shkruar Hovenier.

(Kosova Sot Online)