Bajqinovci në Veri: Kosova po forcohet, u vendosen targat, dinari po largohet

  • E.K /
  • 24 February 2024 - 16:05
Bajqinovci në Veri: Kosova po forcohet, u vendosen targat, dinari po largohet

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, është parqitur sot me një video nga Veriu i vendit, në afërsi të një prej bizneseve të Milan Radojiçiq në Mitrovicë të Veriut që ishte bastisur kohë më parë nga Policia e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Deputeti i VV-së ka thënë se Kosova po forcohet edhe në Veri të vendit, pasi janë vendosur targat RKS, banorët e asaj pjese janë pajisur me dokumente të Kosovës dhe dinari po largohet.

“Shteti i Kosovës po forcohet edhe në këtë pjesë të territorit duke e shtrirë sovranitetin. U vendosën targat RKS, banorët e veriut janë pajisur me dokumente të Kosovës dhe dinari po largohet”, dëgjohet tek thotë Bajqinovci.

(Kosova Sot Online)