Parashikimi i motit për sot në Kosovë

  • A.P /
  • 25 February 2024 - 08:56
Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet lokalisht të ketë reshje të pakta shiu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Era do të fryjë nga juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 17-40 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C. 

(Kosova Sot Online)