Kështu do të jetë moti për këtë javë në Kosovë

  • E.k /
  • 26 February 2024 - 07:56
Kështu do të jetë moti për këtë javë në Kosovë

Prishtina Weather ka njoftuar se në javën e fundit të shkurtit moti në Kosovë do të do jetë i butë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Temperaturat maksimale shkojnë edhe deri në 16C e 17C ditëve të para të javës, e më pas zbresin në 12C e 14C. Edhe minimalet mbesin të larta ndërmjet 4C e 8C.

Në këto ditë do të fryjë më shumë erë jugore e juglindore mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 5-12m/s, të enjten me hove deri në 15m/s.

26.02 – Butë dhe me erë. Më shumë vransira paradite, gjatë ditës intervale me diell.

27.02 – Mot i butë dhe intervale me diell fillimisht. Gjatë ditës shtim i vransirave.

28.02 – Mbetet butë, kryesisht me vransira dhe erë.

29.02 – Kryesisht me vransira dhe erë. Herë herë priten edhe reshje të dobëta shiu.

1.03 – Kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

(Kosova Sot Online)