Prishtinë: Një person rrëmbehet dhe dërgohet në mal, pas disa orësh paraqitet në stacionin policor

  • E.K /
  • 27 February 2024 - 08:41
Prishtinë: Një person rrëmbehet dhe dërgohet në mal, pas disa orësh paraqitet në stacionin policor

Policia e Kosovës ka njoftuar për rrëmbimin e një personi dje në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë një shok i tij ka njoftuar se ai është rrëmbyer nga një person i panjohur dhe se është dërguar në një mal në afërsi të Prishtinës.

Pas disa orësh personi që dyshohet se ka qenë i rrëmbyer është paraqitur në stacion policor.

Ndërsa, nuk raportohet për të arrestuar.

”Rr. Fadil Vata, Prishtinë 26.02.2024. Policia ka pranuar një informatë nga një qytetar se një shok i tij është rrëmbyer nga një person dhe i njëjti është dërguar në një mal në afërsi të Prishtinës. Njësitë policore kanë filluar ta trajtojnë rastin. Pas disa orësh personi që dyshohet se ka qenë i rrëmbyer është paraqitur në stacion policor. Njësitë e hetimeve rajonale janë duke e trajtuar rastin. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)