
Abdixhiku jep detaje pas takimit me emisarin Manuel Sarrazin

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
LDK ka njoftuar se në takim Abdixhiku dhe Sarrazin kanë diskutuar rreth situatës aktuale politike në Kosovë dhe për qëndrimin e LDK’së për këto tema.
“Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Në këtë takim kryetari Abdixhiku dhe emisari Sarrazin diskutuan rreth situatës aktuale politike në Kosovë si dhe qëndrimeve të LDK-së lidhur me këto tema.”
Abdixhiku e ka falënderuar Sarrazin për mbështjetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën, duke theksuar mbështetjen në procesin e liberalizimit të vizave.
(Kosova Sot Online)