Bislimi takohet me Sarrazinin, flasin për zhvillimet e fundit e masat ndëshkuese ndaj Kosovës

  • E.K /
  • 28 February 2024 - 13:54
Bislimi takohet me Sarrazinin, flasin për zhvillimet e fundit e masat ndëshkuese ndaj Kosovës

Zëvendëskryeministri , Besnik Bislimi, e ka pritur sot në takim emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Republika e Kosovës e çmon dhe vlerëson lart partneritetin, bashkëpunimin dhe miqësinë e ngushtë me Gjermaninë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit për këtë takim.

ZKM thotë se Bislimi dhe Sarrazin “diskutuan mbi situatën në vend dhe rajon dhe zhvillimet e fundit politike”.

“Një prej temave të adresuara ishte edhe masat ndëshkuese ndaj Kosovës, ku zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se ato vijojnë të jenë të padrejta dhe se duhet të hiqen sa më parë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)