Sot mbahet Forumi Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite

  • E.k /
  • 29 February 2024 - 08:26
Sot mbahet Forumi Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Federata e Odave Ekonomike nga Arabia Saudite sot në Prishtinë organizojnë Forumin Ekonomik B2B më të madh në mes të dy vendeve, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Përveç numrit të madh të kompanive vendore të cilat do të përfaqësojnë sektorin privat në Kosovë, gjithashtu pjesë e këtij Forumi Ekonomik do të jenë afër 60 kompani nga Mbretëria e Arabisë Saudite nga sektorë të ndryshëm ekonomik, për të shqyrtuar mundësitë e investimit dhe partneriteteve biznesore në vendin tonë”, njofton Oda Ekonomike e Kosovës.

(Kosova ot Online)