Prishtinë: Një person vet-plagoset me armë zjarri

  • E.K /
  • 29 February 2024 - 09:33
Prishtinë: Një person vet-plagoset me armë zjarri

Policia ka njoftuar se një person është vet-plagosur me armë zjarri dje në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.

Sipas policisë, lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitarë.

Ndërsa, rasti është në procedurë hetimore.

“Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë 28.02.2024 – 15:00. I dyshuari mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që dyshohet se është vetë-plagosur me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitar rasti meshkuj kosovarë, rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)