Gërvalla takon homologun e saj turk Hakan Fidan

  • A.P /
  • 03 March 2024 - 16:36
Gërvalla takon homologun e saj turk Hakan Fidan

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla pati takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, në kuadër të ADF2024, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas MPJD-së temat e diskutimit ishin mbështetja e Turqisë ndaj Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare, fuqizimi i bashkëpunimit në shkëmbime tregtare dhe investime strategjike.

Tutje Ministrja Gërvalla e njoftoi Ministrin Fidan rreth prioriteteve të Republikës së Kosovës në proceset integruese dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

“Gjatë këtij takimi bilateral u diskutua edhe rreth sigurisë në rajon dhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit multilateral në tejkalimin e sfidave të përbashkëta me të cilat po përballen shtetet demokratike, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)