Këto ngjarje do të ndodhin sot në Kosovë
Këto janë disa nga ngjarjet që pritet të ndodhin sot në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, me mbështetje të organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung Kosovo Office (FES), do të organizojë Konferencën ”Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, ambasadori i SHBA-së Jeffrey Hovenier, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Thomas Szunyog, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jörn Rohde. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 9:00-17:00).
Albanian Cyber Association organizon edicionin e tetë të Konferencës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi “Cyber ZERO II”. Marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, Tanzer Abazi, kryetar i Shoqatës Kibernetike Shqiptare, Katherine Judd, zëdhënëse e Ambasadës Amerikane në Prishtinë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 09:30).
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, inauguron Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike – Universiteti i Prishtinës. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci. (Laboratorët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike – Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Kampusi i Fakulteteve Teknike, Prishtinë, ora 10:00-13:00).
Komisioni Ad hoc për zgjedhjen e kandidatëve për anëtar në Komisionin e Pavarur të Mediave, interviston kandidatët për anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00).
Operatori i Sistemit Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës – KOSTT organizon ceremoninë zyrtare me rastin e funksionalizimit të Tregut një Ditë Para për Zonën Ofertuese të Kosovës dhe Bashkimi i Tregjeve të Energjisë Elektrike Kosovë-Shqipëri. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Emerald”, salla “Strauss”, Prishtinë, ora 13:30-14:50).
(Kosova Sot Online)
