Një person dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit

  • E.K /
  • 04 March 2024 - 09:10
Një person dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit

Një person i gjinisë mashkullore është dërguar i vdekur në Spitalin Rajonal të Gjilanit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës personi ka qenë nga Novobërda,

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Policia ka njoftuar se rasti është hetime.

“Është raportuar se në spitalin rajonal është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)