Studentët pastrojnë ambientet e UP-së pasi punëtorët janë në grevë

  • E.k /
  • 06 March 2024 - 11:12
Studentët pastrojnë ambientet e UP-së pasi punëtorët janë në grevë

Rreth 220 punëtorë teknikë dhe të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës (UP), janë në grevë për shkak të pagave të ulëta, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndërsa, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf ka publikuar pamjet e disa studentëve që shihen duke pastruar korridoret e universitetit.

Azemi ka thënë se me këto veprime studentët nuk mund t’i frikësojnë punëtorët të cilët janë në grevë.

“Kur disa studentë mundohen t’i zëvendësojnë grevistët e UP duke bërë pastrimin e disa korridoreve, ne i inkurajojmë që këtë ta bëni deri në pafundësi por s’ju japin as juve më shumë se 300 euro. Ne presim përkrahje nga studentët dhe jo thyerje të grevës. Me këto veprime nuk mund ta frikësoni askënd, me përjashtim të atyre që iu fusin në këtë lojë”, ka shkruar kryesindikalisti.

(Kosova Sot Online)