
AIP – Kompanive Publike: Janë të obliguar të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve gjatë shpërndarjes së faturave

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka kërkuar nga Kompanitë Publike gjatë që gjatë procesit të shpërndarjes së faturave mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve, përcjell “Kosova Sot Online”.
Agjencia për Informim dhe Privatësi, ka kërkuar nga Ndërmarrjet Publike Qendrore dhe Lokale që ofrimin e shërbimeve për qytetarët (shpërndarjen e faturave) ta realizojnë në formatin që garanton mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve nga ekspozimi dhe qasja e paautorizuar.
“Ndërmarrjet Publike Qendrore dhe Lokale janë të obliguara të sigurojnë masat e duhura të sigurisë me rastin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët (shpërndarjes së faturave) dhe të vendosin masat e duhura teknike dhe organizative për të siguruar një nivel sigurie të përshtatshëm ndaj rreziqeve të mundshme të keqpërdorimit të të dhënave personale të qytetarëve”, thuhet në njoftim.
“Për të plotësuar kërkesën ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale, konform Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen të Dhënave Personale, Agjencia për Informim dhe Privatësi ka kërkuar nga Kompanitë Publike që të ndërmarrin veprime deri 30 Qershor 2024.
Kërkesa e Agjencisë për Informim dhe Privatësi është dërguar në Ndërmarrjet Publike Qendrore dhe Lokale: Ndërmarrja Publike Qendrore ‘’KEDS’’, Kompania e Ujësjellësit Rajonal ‘’Prishtina’’ Prishtinë, Ndërmarrja Publike “Termokos”, Sh.A, në Prishtinë, Ndërmarrja Publike ‘’Hidromorava’ ’Gjilan, Kompania Rajonale ‘’Hidrodrini ’’Pejë, Kompania e Ujësjellësit Rajonal ‘’Bifurkacioni’’Ferizaj, Kompania Regjionale e Mbeturinave & quot;Pastrimi" Sh.A- Prishtinë, Kompania Rajonale për Mbeturina ‘’Ekoregjioni’’ sh.a në Prizren, Kompania Rajonale për Mbeturina N.P.L ‘’Higjiena’’, në Deçan, Ndërmarrja Publike e Ujësjellësit ‘’Mitrovica’’ në Mitrovicë, Kompania Rajonale për Mbeturina ‘’Çabrati’’ në Gjakovë, Kompania Rajonale për Mbeturina ‘’Ecohigjiena’’ në Gjilan, Kompania Rajonale për Mbeturina ‘’Pastërtia’’ në Ferizaj Kompania Rajonale për Mbeturina “Ambienti SHA në Pejë dhe Kompania Regjionale e Ujësjellësit’’KRU Hidroregjioni Jugor’’sh.a, në Prizren”, thuhet ndër të tjera në njoftim.