
Sandulloviq poston fotografinë e fëmijëve të vrarë në Prekaz: Ata u vranë me urdhrat e kriminelit të luftës Millosheviq

Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, sot ka postuar fotografinë e fëmijëve të familjes Jashari, që u vranë nga sulmet serbe në vitin 1998, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sandulloviqi ka kërkuar nga ndjekësit që ta shohin mirë fotografinë dhe të pyesin veten nëse këta fëmijë janë “terroristë”, siç pretendon Serbia.
Sandulloviq ka shkruar se ata u vranë me urdhrat e kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq.
“Shikoni mirë këtë fotografi, sepse këta janë fëmijët e familjes Jashari që janë vrarë. Ata u vranë me urdhrat e kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq. Në mesin e fëmijëve ishte 7-vjeçarja Blerina Jashari, e cila u vra me një plumb në kokë”, shkroi Sandulloviq.
Are these Albanian children terrorists?
— Nikola Sandulovic (@Sandulovic_N) March 7, 2024
Take a good look at this photo, because these are the murdered children of the Jashari family. They were killed on the orders of the war criminal Slobodan Milosević. Among these children was the seven-year-old girl Blerina Jashari, who was… pic.twitter.com/riN0qCRElD
(Kosova Sot Online)