Për agresionin rus kundër Ukrainës një Tribunal Special

  • A.P /
  • 07 March 2024 - 16:46
Për agresionin rus kundër Ukrainës një Tribunal Special

Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë ka njoftuar se sot në Vjenë janë takuar 100 ekspertë ligjorë për të diskutuar se sit ë themelohet një Tribunal Special për krimet e Agresionit kundër Ukrainës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç thuhet në njoftim, gjërat s’mund të vazhdojnë si zakonisht dhe se agresioni rus nuk do të kalojë pa u ndëshkuar.

“Sot, 100 ekspertë ligjorë u takuan në Vjenë për të diskutuar se si të krijohet një Gjykatë Speciale për Krimin e Agresionit kundër Ukrainës. Nuk mund të ketë punë si zakonisht: agresioni i Rusisë nuk do të mbetet i pandëshkuar! Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”, thekson njoftimi.

(Kosova Sot Online)