Parashikimi i motit për sot në Kosovë

  • A.P /
  • 10 March 2024 - 08:51
Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Mot me diell dhe vranësira, parashikohet të mbajë të dielën në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, e cila lokalisht pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-52 km/h!

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C. 

(Kosova Sot Online)