Kurti: Punë intenzive po zhvillohen gjithandej vendit

  • A.P /
  • 10 March 2024 - 10:33
Kurti: Punë intenzive po zhvillohen gjithandej vendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një video përmblodhi projektet që janë në zhvillim e sipër, e që janë punime të qeverisë aktuale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”..

Në këtë video Kurti vendosi përurimin e departamentit të prodhimeve të dokumenteve, qendrën e inovacionit dhe ndërmarrësisë, kampusin e ri të universitetit “Isa Boletini”, transformimin e gjinekologjisë, si dhe punën në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

Kreu i vendit tha se këto aktivitete po zhvillohen kudo në vend dhe se punë të mira e ndryshime të thella e presin çdo sektorë.

“Ditët me shumë aktivitete e javë dinamike. Punë intenzive po zhvillohen gjithandej vendit disa prej të cilave i përuruam dhe vizituam javën që po e lëmë pas.  Punë të mira e ndryshime të thella na presin në çdo sektor”, shkroi Kurti në Facebook.

(Kosova Sot Online)