Ambasadorët e Quint-it shkojnë te Osmani, prezent edhe Kurti e Konjufca

  • E.k /
  • 12 March 2024 - 15:37
Ambasadorët e Quint-it  shkojnë te Osmani, prezent edhe Kurti e Konjufca

Ambasadorët e vendeve të Quint-it kanë shkuar sot në Presidencë për një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell “Kosova Sot Online”.

Raportohet se këtë në takim te Osmani janë edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Ky takim vjen para ardhjes së emisarit amerikan, Gabriel Escobar, i cili do të flasë me krerët e shtetit mbi dialogun me Serbinë.

(Kosova Sot Online)