Kryeziu konfirmon takimin Kurti-Escobar, mbahet nesër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të zhvillojë një takim me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përcjell “Kosova Sot Online”.
Takimin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Escobar po qëndron sot në Kosovë në kuadër të një vizitë më të gjerë.
(Kosova Sot Online)
