Ferizaj: Voziti 101 km/h në zonën 50km/h, shoferi gjobitet me 300 euro, heqje e patentes dhe 3 pikë negative

  • E.K /
  • 18 March 2024 - 08:08
Ferizaj: Voziti 101 km/h në zonën 50km/h, shoferi gjobitet me 300 euro, heqje e patentes dhe 3 pikë negative

Policia njofton se në Ferizaj ka ndaluar një shofer të moshës 21 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 101 km/h, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje 300 euro, 3 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit, thuhet në njoftimin e policisë.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406” apelon policia.

(Kosova Sot Online)