Çka thuhet në raportin e policisë për vdekjen e çiftit në Rahovec?

  • E.K /
  • 18 March 2024 - 09:59
Çka thuhet në raportin e policisë për vdekjen e çiftit në Rahovec?

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje për vdekjen e çiftit në Rahovec, përcjell “Kosova Sot Online”.

“HETIM I VDEKJES- Rahovec 17.03.2024-NN. Raportohet se në shtëpinë e tyre, janë gjetur pa shenja jete një mashkull dhe një femër kosovarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse , ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave. Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion.”

Nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, Policia thotë se “dyshohet se deri tek vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi, pasi kishte marr flakë një kolltuk nga një prizë elektrike”.

“Mirëpo, shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast “hetim i vdekjes”, thuhet në komunikatën e Policisë së Gjakovës.

(Kosova Sot Online)