
Zelenskyy u ka bërë thirrje aleatëve për më shumë armë

Volodymyr Zelenskyy u ka bërë thirrje edhe një herë aleatëve për më shumë armë të mbrojtjes ajrore, ndërsa Rusia vazhdon të nisë sulmet ajrore në rajonet lindore të vendit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"
Ai bëri të ditur se Rusia lansoi 130 raketa, më shumë se 320 sulme me dronë dhe 900 bomba tjera të navigueshme me GPS.
“Kërkojmë më shumë mbrojtje, një numër real të sistemeve të mbrojtjes kundërajrore që partnerët tanë i posedojnë”, tha presidenti ukrainas në X.
“Patriotët dhe sistemet e tjera duhet të kryejnë punë dhe janë dizajnuar për mbrojtje të jetës së njeriut, jo të mbulohet nga pluhuri diku nëpër depo”, shtoi Zelensky.
Ndihma e jashtme ushtarake është pakësuar derisa lufta po vazhdon, ku një paketë e madhe ushtarake po mbahet “peng” në Washington, për muaj të tërë nga Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve që po e kushtëzojnë miratimin e kësaj pako.
(Kosova Sot Online)