Austriakes i vidhet vetura në Prishtinë
Një shtetase e Austrisë ka njoftuar policinë se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e saj me targa të Austrisë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Rasti lidhur me këtë ngjarje është në hetime.
“Rr. Ymer Alushani, Prishtinë 14.03.2024-08:00. Ankuesja femër shtetase austriake ka raportuar se, nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e saj me targa të Austrisë. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)
