Dy persona gjuajnë me armë në Mitrovicë, policia gjen dhe konfiskon 91 gëzhoja

  • E.K /
  • 21 March 2024 - 09:12
Dy persona gjuajnë me armë në Mitrovicë, policia gjen dhe konfiskon 91 gëzhoja

Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar 91 copë gëzhoja në fshatin Zjaq të Mitrovicës, pasi paraprakisht morën njoftimin se ka pasur të shtëna me armë zjarri nga dy persona, përcjell “Kosova Sot Online”.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.

Policia ka njoftuar se rasti është në hetime.

“Fsh. Zjaq, Mitrovicë 20.03.2024-11:45. Pas disa të shtënave me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë, policia në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 91 copë gëzhoja. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)