
Mbyllet pompa e njohur e derivateve në këtë vend të Kosovës

Ministria e Bujqësisë i ka vendosur sot përfundimisht shiritat te pompa e derivateve ‘Patroni’, e cila ndodhet përball objektit të AKI-s në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"
Inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë ndaluan sot operimin e biznesit, në pronësi të afaristit Habib Morina, pasi shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale vendosi në favor të ministrisë së udhëhequr nga Faton Peci.
nspektorë të asistuar nga Policia e Kosovës kanë vendosur përfundimisht shiritat në pronën që gjendet përballë objektit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë në Prishtinë.
Më 1 shkurt të këtij viti, Ministria e Bujqësisë ndërmori aksion për lirimin e dy pronave në afërsi të objektit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.
(Kosova Sot Online)