Rama publikon pamje nga parqet e Prishtinës: Ejani dhe shijojeni këtë spektakël natyror

  • E.K /
  • 23 March 2024 - 11:17
Rama publikon pamje nga parqet e Prishtinës: Ejani dhe shijojeni këtë spektakël natyror

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga parqet e kryeqytetit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka ftuar qytetarët që të frekuentojnë këto parqe.

”Pranvera ka zgjuar parqet e kryeqytetit duke ofruar ngrohtësi e lumturi me ngjyrat e saj të ndezura! Pemët janë mbushur me lule, duke sjellë magji në Prishtinën tonë. Ejani qytetarë të dashur dhe shijojeni këtë spektakël natyror. Ejani, festojmë rininë që pranvera na ofron! ”, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online)