Istog: Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit, në vendin e ngjarjes u gjet një armë me 11-fishekë

  • E.K /
  • 25 March 2024 - 09:18
Istog: Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit, në vendin e ngjarjes u gjet një armë me 11-fishekë

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka dhënë detaje për vdekjen e Triumf Feratit, vëllait të kryetarit të Istogut, Ilir Feratit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se në në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 11-fishekë dhe një gëzhojë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Policia njofton se rasti është në hetime.

“HETIM I VDEKJES- Istog / 24.03.2024-16:10. Lidhur me rastin pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes po ashtu është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë zjarri me 11-fishekë dhe një gëzhojë. Ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.”

(Kosova Sot Online)