Skenderaj: Policia konfiskon 21 qese me marihuanë

  • E.K /
  • 25 March 2024 - 11:58
Skenderaj: Policia konfiskon 21 qese me marihuanë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në në Skenderaj, ka kryer kontrollin e një automjeti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjatë kontrollit të automjetit, të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë (21 paketime në qese plastike dhe dy koka të Marihuanës ) të gjitha në peshë 14.4 gram.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)