Lajçak: Jemi pajtuar të mblidhemi sërish javën e ardhshme me ambicien për të gjetur një zgjidhje

  • A.P /
  • 25 March 2024 - 17:33
Lajçak: Jemi pajtuar të mblidhemi sërish javën e ardhshme me ambicien për të gjetur një zgjidhje

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se në takimet e sotme me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në Bruksel u sqaruan detaje të rëndësishme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë kanë prezantuar sot propozimet për rrugën përpara për personat e prekur nga rregullorja e BQK-së për operacionet me para të gatshme. Diskutimet tona të gjata ndihmuan për të sqaruar detaje të rëndësishme”, shkroi Lajçak.

Ndërmjetësi europian shtoi se janë pajtuar të mblidhen sërish javën e ardhshme “me ambicien për të gjetur një zgjidhje”.


(Kosova Sot Online)