Prishtinë: 48 vjeçarja që vdiq si pasojë e plagosjes mbrëmë ishte në veturë pranë shtëpisë së saj

  • E.K /
  • 27 March 2024 - 12:41
Prishtinë: 48 vjeçarja që vdiq si pasojë e plagosjes mbrëmë ishte në veturë pranë shtëpisë së saj

Policia e Kosovës ka dal me raport për vrasjen që ndodhi mrëmë në Prishtinë, ku si pasojë kanë vdekur dy persona, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, personi i dytë që vdiq nga gjuajtjet me armë zjarri në mes të dy grupeve, është Z.G., 48-vjece. Në momentin kritik sipas policisë ajo ishte në automjetin e saj pranë shtëpisë ku banon.

Policia theksoi se e njëjta nuk ishte pjese e palëve të përfshira në rast.

Ndërkaq policia tashmë është vënë në kërkim të dy personave të dyshuar.

Tutje, Policia ka njoftuar se Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

“Mbrëmë rreth orës 21:15, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Jeronim De Rada në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Në këtë rast katër persona kanë marrë lëndime nga arma e zjarrit (dy nga ta lëndime të rënda), ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime nga gotitja e njërit prej automjeteve të përfshira në rast. Si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit njëri nga personat e plagosur : E. H, mashkull, 30 vjeç, ka vdekur mbrëmë, ndërsa sot rreth orës 11:00 nga QKUK jemi njoftuar se edhe viktima e dytë Z.G, femër, 48 vjeç, ka vdekur. E ndjera është qëlluar nga arma e zjarrit derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj ,nuk ishte e pjesë e palëve të përfshira në rast. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të dy personave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e policisë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)