Rrokulliset autobusi në Leipzig të Gjermanisë, humbin jetën pesë persona

  • E.K /
  • 27 March 2024 - 15:03
Rrokulliset autobusi në Leipzig të Gjermanisë, humbin jetën pesë persona

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e rrokullisjes së një autobusi në një autostradë në afërsi të qytetit Leipzig në Gjermani, ka njoftuar policia gjermane.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën A9 në orët e para të mëngjesit të sotëm, dhe është mbyllur për të dyja drejtimet derisa hetuesit të mbledhin të gjitha provat për të hetuar shkakun e këtij aksidenti.

Autobusi ishte rrokullisur në autostradën që lidhë Berlinin me Mynihun, kurse “rrethanat e sakta të aksidentit mbeten të panjohura”.

Helikopterët dhe autoambulancat kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të ndihmuar të tjerët që i shpëtuan më të keqes.

Raportohet se 53 pasagjerë dhe dy shoferë gjendeshin brenda autobusit që po udhëtonte nga Berlini në drejtim të Cyrihut.

(Kosova Sot Online)