A qëndrojnë rusët pas sëmundjes misterioze që po prek inteligjencën amerikane?

  • G.G /
  • 01 April 2024 - 10:53
A qëndrojnë rusët pas sëmundjes misterioze që po prek inteligjencën amerikane?

“Sindroma e Havanës”, e cila përfshin simptoma të dhimbjes së kokës, të përziera, humbje të kujtesës dhe marramendje, mund të lidhet me armët e njësisë sabotuese të inteligjencës ushtarake ruse, pretendon “Insider Media Group”, siç raporton Reuters.

Megjithëse një hetim i inteligjencës amerikane i vitit 2016 e gjeti “shumë të pamundur” që sindroma e Havanës të ishte shkaktuar nga armiqtë e jashtëm, një hetim nga një grup mediatik me bazë në Riga pretendoi se ekzistonte një njësi “29155” e shërbimit rus të inteligjencës GRU, anëtarët e së cilës u shpërblyen për zhvillimin e “armë akustike jo vdekjeprurëse”.

Në vitin 2021, Kongresi Amerikan miratoi një ligj që lejon Departamentin e Shtetit, Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) dhe agjenci të tjera amerikane të paguajnë ndihma për punonjësit e prekur nga kjo sindromë.

“Sindroma Havana”, simptomat e të cilit përfshijnë marramendje, vjellje, dhimbje koke dhe probleme me dëgjimin, u vërejt për herë të parë tek diplomatët amerikanë në Kubë në 2016 dhe 2017.

Një vit më parë u publikua një raport i komunitetit të inteligjencës amerikane, ku konkludohej se “sindroma e Havanës” tek zyrtarët amerikanë në udhëtimet zyrtare jashtë vendit nuk lidhet me veprimet e “kundërshtarëve të huaj”. Rusia ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në ato incidente.

(Kosova Sot Online)